Si arriti policia të zbulonte familjarët e 35-vjeçarit që mbaheshin ‘peng’ në banesën e tyre në Tiranë
Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme nga policia e Tiranës, ku një 35-vjeçar, Jetnor Zhaboli, mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur, brenda banesës së tyre.
Si arriti policia ta zbulonte ngjarjen e rëndë.
Policia kishte marrë fillimisht informacion dhe kishte indicie që një person mbante familjarët të mbyllur. Pasi efektivët kanë shkuar në këtë banesë, kanë parë që ishte e mbyllur. Më pas kanë shoqëruar 35-vjeçarin i cili ka hapur derën e banesës.
Pasi janë futur në banesë, kanë parë që shtëpia ishte e gjitha me kamera sigurie, në të gjitha dhomat e po ashtu edhe në tualet. Pas kontrolleve janë gjetur edhe dy letra që gruaja kishte lënë, ku lihej të kuptohej se kishte tentuar vetëvrasjen, duke u dhënë lamtumirën dhe duke u kërkuar falje familjarëve.
Menjëherë më pas është bërë arrestimi i 35-vjeçarit, si dhe janë shoqëruar në komisariat nëna, gruaja dhe fëmijët. Nga dëshmitë e dhëna nga bashkëshortja, thuhet se 35-vjeçari përveçse se u kishte hequr lirinë, edhe i dhunonte.
Sakaq, pas dëshmisë, gruaja dhe fëmijët janë strehuar tek banesa e prindërve të saj, në zonën e Paskuqanit.
Vetë ai ka deklaruar se kjo ishte mënyra sesi ai mund t’i mbante nën kontroll.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



