E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha flet për SPAK-un që  po targetohet nga qeveria : Kush ka panik nga hetimet, Zoti ia shtoftë!
Lajme

Basha flet për SPAK-un që po targetohet nga qeveria : Kush ka panik nga hetimet, Zoti ia shtoftë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët nga ambientet e selisë së tij.

Basha u shpreh se duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor, ndërsa theksoi se SPAK si e vetmja hallkë që funksionon po sulmohet nga qeveria.

Sipas tij qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un

“Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un. Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, vënia para drejtësisë përgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucioneve të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD. PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun”, u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.