E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stamboll/ Sulm i armatosur në një kishë, raportohet  një viktimë
Lajme

Stamboll/ Sulm i armatosur në një kishë, raportohet një viktimë

Një sulm i armatosur ka ndodhur gjatë shërbimit të së dielës në kishën italiane “Shën Maria” në lagjen Sarıyer të Stambollit.

turqi

Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe  ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, i cili  tha se një person humbi jetën pas sulmit.

Sipas ministrit, sulmi ndodhi rreth orës 11:40 me orën lokale, kur dy persona të armatosur dhe me maska sulmuan me armë.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të poshtër”, tha ministrit.

Sipas CNN turk autorët që kryen sulmin erdhën në kishë me armë automatike

Lidhur me sulmin, zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik tha: “Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj një qytetari tonë gjatë shërbimit në kishën Santa Maria në Sarıyer, Stamboll. Forcat tona të sigurisë po kryejnë një hetim në shkallë të gjerë për këtë çështje. Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.