E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat e Berishës, reagon Kulluri nga PD e vulës: Nuk ka derë të hapur për ‘non-grata’ në partinë tonë, pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni
Lajme

Akuzat e Berishës, reagon Kulluri nga PD e vulës: Nuk ka derë të hapur për ‘non-grata’ në partinë tonë, pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni

Partia Demokratike, përmes sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, i është përgjigjur Sali Berishës për deklaratat e bëra mbrëmjen e sotme (30 janar) nga dritarja e shtëpisë. Kulluri shprehet se Berisha, sa më shumë kohë kalon në ‘ballkonin e vetmisë së madhe’, aq më shumë do të mbyllë një pazar me Edi Ramën.

pd e bashes

Ndër të tjera tha se Berisha harron që garën nuk e ka me PD-në, por me SPAK, ndërsa shton se duhej të kishte kërkuar falje për kohën kur sulmonte Lulzim Bashën përmes Mconigal.

Ai tha gjithashtu se nuk ka derë të hapur për Non-Grata në PD, pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni

Reagimi i Edvin Kullurit:

Reagim i sekretarit per marredheniet me Publikun ne PD Edvin Kulluri, lidhur me postimin e sotem nga Zyra e Shtypit te Foltores

Sali Berisha nuk i pushoi sulmet as sot permes zyres se shtypit. Sa me shume kohe kalon ne “ballkonin e vetmise se madhe”, aq me shume do te mbylle nje pazar me Edi Ramen duke shtuar dozen e manipulimeve ndaj PD dhe Bashes. Nen parimin “nje genjeshter, nje kat kulle”, stivon perdite nga nje turre genjeshtrash!

Por ai dhe zgjeatimet e tij, harrojne se garen nuk e kane me PD por me SPAK. Ai se bashku me Edi Ramen ka zgjatur marreveshjen e nenshkruar ne 2008 qe shkallmoi demokracine kushtetuese, tashme ne aleancen e re kunder SPAK-u. Secili per arsyet e veta qe njihen, por qe i bashkon fundi i pandeshkueshmerise.

Sali Berisha te pakten duhet te kish kerkuar falje per kohen kur sulmonte Lulzim Bashen permes Mconigal.

Sali Berisha sot duhet tu tregoje shqiptareve se cilet ishin njerezit e tij qe shkuan e dhane deshmi te rreme kunder Lulzim Bashes. Por jo vetem qe nuk e ben por vazhdon e  thellon gabimet duke kembengulur ne perrallat qe i ka per zanat prej 33 vitesh e ca me shume!

Historia e Berishes me armiq imagjinare te brendshem e te jashtem eshte nje kohe e kaluar. Kete e dijne mire ata qe deri para 20 vitesh i sulmonte si “karrigethyer”, “ramiziste” e tashme i ngroh poshte ballkonit me hakerrime ndaj Bashes! Ndryshojne personazhet, por autori eshte po i njejti!

Sali Berisha sot ne vend qe tu kerkonte falje demokrateve qe i genjeu me primare, vote, fitore ne 14 maj e lloj-lloj perrallash vetem  per ti pasur mburoje para drejtesise, vazhdon me te njejtat taktika te luftes se klasave! Deshtimi i foltores eshte deshtimi i tij dhe i askujt tjeter. E ndersa demokrateve u tregonte perrallat e zakonshme, rrethi i tij  vazhdonin te merrnin leje ndertimi per kulla, resorte e para publike per bizneset e tyre. Kjo ka qene dhe arsyeja pse u shpall Non-Grata. Asgje s’ka ndryshuar dhe asgje nuk do ndryshoje sa i takon vendimeve te 8 shtatorit dhe 18 dhjetorit 2021. Nuk Nuk ka dere te hapur per Non-Grata ne Partine Demokratike, pavaresisht se sa bertasin nga ballkoni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.