E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë/Ndërron jetë 19-vjeçarja korçare, zbuloi se ishte me leucemi kur po dhuronte gjak
Lajme

E trishtë/Ndërron jetë 19-vjeçarja korçare, zbuloi se ishte me leucemi kur po dhuronte gjak

Darda Dhimo, një 19-vjeçare me origjinë nga Korça, që pak muaj më parë kishte zbuluar se ishte me leucemi akute, ka ndërruar jetë sot.

E reja u diagnostifikua me Leucemi Limfoblastike Akute, kur një ditë vendosi të dhuronte gjak për bashkëmoshatarët e saj që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Por analizat e kryera para dhurimit të gjakut treguan se ajo jo vetëm që nuk mund të dhuronte gjak, por edhe se jeta e saj ishte në rrezik nga sëmundja që e kishte prekur.

Ky moment ishte një pikë kthese për 19-vjeçaren që sapo kishte mbaruar vitin e parë të universitetit, por edhe familjarët e saj.

Deri më sot ajo kishte luftuar me gjithë forcë që t’i bënte ballë kësaj sëmundje dhe pse mjekët i kishin thënë se shpresat ishin të pakëta.

“Mjeku dha diagnozën: leuçemia akute. Gjithsesi, e vetmja zgjidhje që sugjerojnë mjekët është transplantimi i palcës, plus të gjitha procedurat duhet të ndiqen diku tjetër jashtë vendit. Tani e di që do të jetë një luftë e madhe e ndjekur nga shumë gjëra, shumë kimoterapi dhe shumë trajtime që do të çojnë në efekte anësore. Por në përgjithësi unë jam njeriu më paqësor këtu dhe Zoti më ka dhënë mua dhe mamasë time shumë forcë, edhe pse mjekët janë thjesht të befasuar dhe nuk kanë shumë shpresë këtu. Unë mund të bëj gjithçka nëpërmjet Krishtit që më forcon!”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.