E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita protestoi brenda dhe jashtë parlamentit, Basha: Bëjnë teatër!
Lajme

Opozita protestoi brenda dhe jashtë parlamentit, Basha: Bëjnë teatër!

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha e quajti teatër atë që sot ndodhi në Parlament, ku opozita e drejtuar nga Berisha dhe Bardhi protestoi si brenda duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve, por edhe jashtë.

Për kolegët e tij demokratë, Basha tha se prej tre muajsh janë kthyer në alibi dhe tuta e lakuriqësisë politike të Edi Ramës.

Basha u shpreh se tashmë ka ardhur kohë që gjërat të thuhen troç, duke theksuar se ai mban përgjegjësi, pasi të gjithë deputetët që sot protestonin janë me firmën e tij.

“Sot Edi Rama duhet të gozhdohej në parlament, për implikimin që i bëri dysh i tij, beniamini i tij në arrati. Kjo nuk ndodhi sepse u bënë më shumë se tre muaj që Parlamenti është kthyer në një teatër. Teatër që luhet nga një grusht aktorësh që kanë hallet dhe problemet e tyre. Njëri nuk do listat e hapura, tjetri ka probleme të pambyllura me drejtësinë. Tjetri nuk ka projekt politik veçse të jetë vetë deputetët. Ka ardhur koha ti themi gjërat troç dhe hapur. Nëse ka një njeri që mban përgjegjësi për këtë turp, i pari jam unë sepse të gjitha aty  janë me firmën time, pavarësisht se bëjnë sikur kanë harruar. Ka një borxh ndaj shqiptarëve, borxhi  parë është të mos kthehen në alibi për Edi Ramën. Kanë tre muaj që janë kthyer në alibi për Edi Ramën, ata janë tutat e lakuriqësisë së Edi Ramës, i veshin tuta sa herë vjen në Parlament. Nuk e lënë të ekspozohet, të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi”, tha Basha me demokratët e degës 12.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.