E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja  demokrate Orjola Pampuri sulmon ashpër Gaz Bardhin: Nuk e njohim si kreu i grupit parlamentar!
Lajme

Deputetja demokrate Orjola Pampuri sulmon ashpër Gaz Bardhin: Nuk e njohim si kreu i grupit parlamentar!

Deputetja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar ashpër ndaj Gazment Bardhit pas bashkimit të tij me grupimin e Berishës.

E ftuar në “Breaking”, Pampuri tha theksuar se PD-ja zyrtare nuk e njeh absolutisht Gazment Bardhin si kreun e Grupit Parlamentar.

Pjesë nga intervista:

Ka pasur një deklaratë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për…

Pampuri: Nuk është kreu, nuk e njohim absolutisht si kreun e Grupit Parlamentar.

Institucionalisht zoti Bardhi ftohet si kreu i grupit, që të mos t’i hyjmë këtij debati. Të biem dakord për të mos rënë dakord në aspektin e titujve, emërtesave. I tillë njihet edhe nga Kuvendi.

Pampuri: Jo, jo. Zoti Bardhi ftohet nga Kuvendi, zonja Nikolla e çon edhe në SHBA me grupin parlamentar. Ju e patë shumë mirë që ishte një takim formal i mbështetur nga Kuvendi, me paratë e Kuvendit. Por zoti Bardhi ka disa kohë që nuk është pjesë e grupit Parlamentar të PD-së dhe ju e dini shumë mirë që gjithë kjo amulli i shërben Edi Ramës. Lindita Nikolla duke qenë pjesë e PS-së, nën urdhrat e Edi Ramës, kërkon ta njohë.

I referohemi në nivel institucional, nuk e gjejmë dot zgjidhjen ne si medie. Megjithëse me Bashën është ndarë, ai nuk është pozicionuar si duhet si opozitë. A mund të ulet në një tryezë së bashku me mazhorncës për reformën zgjedhore?

Pampuri: Për Reformën Zgjedhore ju e dini shumë mirë që ka qenë zoti Bylykbashi që është ulur në tryezë. Tryezat janë gjithmonë komisione bipartizane, ku ka përfaqësues edhe nga e majta edhe nga e djathta. Nuk mund të shmanget. Kjo është një lojë fjalësh që zotëria e bën për ata që nuk kanë informacion. Por pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë informacion dhe e dinë shumë mirë që këto tryeza, dhe ato bëhen me praninë e të dy palëve; PS dhe PD. Sa i përket këtyrë është apo nuk është opozitar, bëjnë mirë ata që çfarë thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë që më mirë të mos flasin sepse do të ishte absurde që një personazh i tillë të bëjë analiza tashmë se kush është me kë. Ky është absurditeti më i madh. Një njeri që bën akuza për një grupim dhe më pas shkon dhe ulet në krye të atij grupimi nuk e di se çfarë mund të presësh më. Njeriu ka një dinjitet.

Cili mendon se është shkaku? Bardhi ka qenë shumë afër me zotin Basha.

Pampuri: Këtë gjë nuk di ta them.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.