E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet autori i vrasjes në Durrës: I gërvishta makinën, Koka më kërcënoi…
Lajme

Flet autori i vrasjes në Durrës: I gërvishta makinën, Koka më kërcënoi…

Ilir Koçilja, autori i vrasjes së Halil Kokës, ngjarje e ndodhur mesditën e së mërkurës në Durrës, deklaroi para oficerit të krimeve të rënda se shkak për konfliktin ishte bërë gërvishtja e makinës.

Koçilja u shpreh se me Kokën ishin fqinj dhe se nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin prej disa kohësh, pasi sipas tij, Koka e linte makinën te hyrja e pallatit.

Autori pranoi se ia ka gërvishtur makinën me thikë disa herë, dhe se kur debatuam, Koka e kishte kërcënuar se do ta vriste dhe do e fuste në bagazh.

“Me Halilin ishim fqinj. Nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që mos ta linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta.

Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gervishtur makinën time . Po i thashë “unë ta gërvishta”. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagja në rrugë kryesore. Iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë. Më pas u largova dhe u fsheva për disa orë te lagja 11 deri sa më kapët ju.

Nuk e dija se kishte vdekur. Mendova se e plagosa. Nuk kam asnjë konflikt tjetër me atë. As i kisha borxh para dhe as më kishte. Me vjen shumë keq për ate që ndodhi, jam penduar. Po konfliktin e nisi Halili”, ka deklaruar ndër të tjera Ilir Koçilja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.