E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet i shumë kërkuari nga Burreli, kreu i një grupi kriminal
Lajme

Arrestohet i shumë kërkuari nga Burreli, kreu i një grupi kriminal

Policia e Tiranës dhe FSHF-ja kanë arrestuar në një lokal në Tiranë,  një person nga Burreli shumë të kërkuar, Marko Bushin, i cili dyshohet si organizator i një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “MYZË”.

Si rezultat i këtij operacioni, në një lokal në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, u kap dhe u ndalua personi në kërkim M.B, 41 vjeç, banues në Urakë, Burrel.

Personi i lartpërmendur ishte i shpallur në kërkim në bazë të Procedimit Penal 86 të vitit 2016, procedim i cili është ndjekur dhe bashkërenduar nga Policia e Shtetit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi:

Një vit më parë, Policia e Matit ka ushtruar kontroll për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Myzë të Matit. Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë kanabisi. Marko Bushi i ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale, por me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike.

Në vijim u bë i mundur identifikimi i autorit, dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tij dhe grupit që ai drejtonte në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal.

Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasin e lartpërmendur, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë dhe kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.