E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kukësi prezanton trajnerin e ri
Lajme

Kukësi prezanton trajnerin e ri

Kukësi gjen menjëherë trajnerin e ri pas dorëheqjes së Emiljano Çelës. Burime zyrtare në klubin verilindor konfirmuan se drejtuesit kanë rënë dakord me Bledar Devollin. Trajneri 46-vjeçar nga Gjirokastra ka eksperiencën e duhur për të ringritur Kukësin, që këtë sezon kërkon të qëndrojë në Superiore, ndërsa pas 24  javësh kampionat pozicionohet në fund të klasifikimit.

Sot në 15:00 pritet që Devolli të prezantohet para skuadrës për të nisur zyrtarisht punën si trajner i Kukësit. Më parë ai ka drejtuar Dinamon, Luftëtarin, Kastriotin dhe Kamzën, ndërsa ka qenë edhe trajner i Drenicës në Superligën e Kosovës. Devolli debuton në pankinën e Kukësit më 20 shkurt (të martën), në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës kundër Partizanit në shtëpi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.