E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasi 4 këmbësorë  bë qytetin e Burrelit dhe u largua nga vendngjarja, vihet në pranga drejtuesi i mjetit
Lajme

Përplasi 4 këmbësorë bë qytetin e Burrelit dhe u largua nga vendngjarja, vihet në pranga drejtuesi i mjetit

Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin Ylber Xhepavdia që u largua nga vendngjarja pasi përplasi me makinë 4 këmbësorë në Burrel.

Gjithashtu është shoqërar një person, i cili ndihmoi 28-vjeçarin të arratisej nga vendngjarja.

Kujtojmë se përplasja e këmbësorëve ndodhi sot në  vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit.

Ylber Xhepavdia, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorët, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje drejtuesit të mjetit dhe pas disa orësh, e arrestuan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.