E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njerëzit e burrit s’e lejojnë  bashkëshorten e Pëllumb Metës në varrim
Lajme

Njerëzit e burrit s’e lejojnë bashkëshorten e Pëllumb Metës në varrim

Merret në mbrojtje nga policia

Policia ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e 50-vjeçarit, Pëllumb Meta, i cili u vra nga 3 fëmijët e tij në banesën në Durrës.

Gruaja, Blerina Meta nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj, paraditen e kësaj të shtune.

Kanë qenë familjarët e viktimës ata që nuk kanë lejuar që gruaja të marrë pjesë në ceremoni.

Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të të ndjerit Pëllumb Meta dhe kunatës së tyre, Blerina Meta u shoqërua nga blutë e Durrësit deri te shtëpia e prindërve të saj në Laç.

Ngjarja horror: 

Mësohet se kanë qenë kamerat e sigurisë të cilat kanë zbuluar lëvizjen e makinës së viktimës një ditë pas denoncimit.

Në fakt kanë qenë tabulatet telefonike ato që kanë rezultuar se telefoni i viktimës ka qenë ende në ambientet e shtëpisë dhe këtu kanë lindur dyshimet e para se kemi të bëjmë me një krim në familje.

Sipas hetuesve, Pëllumb Mata është vrarë nga fëmijët e tij më 10 shkurt 2024 rreth orës 15:00, ndërsa 3 ditë më pas vetë ekzekutori, Hysen Meta ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij.

Pas publikimit të ngjarjes, 19-vjeçarja mori përsipër krimin e rëndë, duke thënë se vrau me armë babain pasi donte ta fejonte pa dëshirën e saj me një emigrant në Itali.

Por, dëshmia e djalit të viktimës, Hysen Meta ka zbuluar të tjera detaje. Ky i fundit ka  pranuar se ishte ai ekzekutori dhe secili prej fëmijëve ka shpjeguar rolin e tij dhe çfarë ka ndodhur.

Hysen Meta është shprehur se vrasjen e ka planifikuar në bashkëpunim me motrën e tij dhe se për të varrosur trupin është dashur edhe ndihma e vëllait tjetër.

Meta thekson se babai i tij ishte bërë i padurueshëm edhe se donte ta fejonte motrën me dikë pa dëshirën e kësaj të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.