Kokëdhima: Brukseli ka informacione të qarta mbi korrupsionin dhe inkriminimin e Edi Ramës…
Koço Kokëdhima, kryetar i Zgjidhjes, deklaron se Brukseli apo Bashkimi Europian është në dijeni të gjithçkaje që ndodh në Shqipëri.
“BE ka aq shumë kanale informimi mbi atë që ndodh në këtë vend, sa nuk i shpëton asgjë. Por BE duhet të lexohet në të gjithë kompleksitetin e zhvillimeve gjeo-strategjike. Deklaratat nuk duhen marrë si mbështetje për Ramën, por në kontekstin politik.
Nuk është rasti i parë që institucionet e BE-së presin me tapet të kuq kryeministra apo presidentë të korruptuar”, tha Kokëdhima, duke komentuar në këtë mënyrë vizitën e Kryeministrit Rama në Bruksel.
I ftuar në studion e Oraneës, Kokëdhima theksoi se BE e di shumë mirë që Edi Rama është i inkriminuar personalisht në çështjen e drogës dhe kanabizimit të vendit.
“Të deklarosh hapjen e negociatave si një mundësi nuk është se ndodhi realisht. Negociatat mund të hapen, por kjo s’do të thotë se do integrohesh në BE. Edi Rama nuk mund të fshihet dot, korrupsioni i tij është aq flagrant sa e ka të qartë i gjithë planeti. Por për shkak të zhvillimeve gjeo-politike, BE mund të ketë një vëmendje më të theksuar apo një energji më pozitive ndaj Ballkanit Perëndimor”, tha Kokëdhima.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



