E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria  greke reagon  pas dënimit të Belerit me 2 vite burg
Politikë

Qeveria greke reagon pas dënimit të Belerit me 2 vite burg

Presim gjykim të drejtë në Apel

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, e cila dënoi Fredi Belerin, Kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, me dy vite burg.

Përmes një qëndrimi zyrtar, Qeveria greke shprehet se vendimi i sotëm krijon shqetësim për objektivitetin e procesit gjyqësor ndaj Belerit.

“Dënimi i sotëm nga një gjykatë shqiptare i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, shton shqetësimet e ngritura për objektivitetin e procesit.

Kjo për shkak të cënimit së prezumimit të pafajësisë për shkak të deklaratave dhe veprimeve të jashtme që mbronin dënimin dhe duke qenë se dënimi përfundimtar është dukshëm joproporcional në raport me masën e veprës së pretenduar.

Masa e dënimit, që të mos dalë nga burgu, e pengon kryebashkiakun e zgjedhur që edhe sot të marrë detyrën dhe e mban kandidatin e mundur në krye të bashkisë, pavarësisht vendimit të shprehur të gjykatës muaj më parë që vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Zbatimi selektiv i vendimeve gjyqësore dhe zbritja e vendimeve gjyqësore nuk janë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe do të presë një gjykim të drejtë dhe objektiv në shkallën e dytë të juridiksionit”, thuhet në reagim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.