E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish- bashkëshortja  Elia Zaharia dhe babai i saj, sulmojnë fizikisht  Princin Leka
Lajme

Ish- bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, sulmojnë fizikisht Princin Leka

VIDEO e RËNDË

Princ Leka sulmohet fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhune fizike ndaj tij.

Princ Leka ka bërë një denoncim në polici në lidhje me rastin dhe ka kërkuar urdhër-mbrojtjeje.

Ndërkohë ai është paraqitur edhe në ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marrë ndihmën mjekësore.

DENONCIMI

Rreth orës 15:20 kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani”, rezidenca e Familjes Mbretërore, për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeç, pasi me ish-bashkëshorten Eliza Zogu, jemi në proces divorci.

Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së Oborrit, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Më pas i kam kërkuar administratorit që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese, kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten.

Unë jam ngjitur me administratorin edhe kam gjetur vajzën time të vogël, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish-bashkëshortes, Gjergj Zaharia.

Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim, duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës, dhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.

Në këtë moment situata ka agravuar, Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin si dhe ka marrë edhe një statujë druri…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.