E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hillary Clinton e ashpër me kandidatin republikan Trump: Një votë për Trump është një votë për Putin
Bota

Hillary Clinton e ashpër me kandidatin republikan Trump: Një votë për Trump është një votë për Putin

Mbështetësit e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, do të votonin për presidentin rus Vladimir Putin nëse suportojnë ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.

Vërejtja e saj pasoi një takim mes kandidatit republikan dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban në Florida të premten. Pas bisedimeve Orban u tha mediave se Trump kishte një “plan të detajuar” për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i cili përfshinte ndalimin e ndihmës amerikane për Kievin.

“Po bëhet më e qartë çdo ditë: Një votë për Trump është një votë për Putin”, shkroi Clinton, e cila kandidoi dy herë për Presidencën si kandidate demokratike, në X (ish-Twitter).

Postimi shfaq gjithashtu një foto të Trump dhe Orban duke shtrënguar duart dhe përmban një mbishkrim “Trump nuk do t’i japë asnjë qindarkë Ukrainës – Kryeministri i Hungarisë Orban”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.