E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tavo  emërohet prefekti i Qarkut Vlorë
Lajme

Tavo emërohet prefekti i Qarkut Vlorë

Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar ish-deputeti Vangjel Tavo.

Flamur-mamaj

Vendimi për lirimin e Mamajt nga detyra mban firmës e kryeministrit Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Tavo është ish-deputeti që kohët e fundit u përfol se i ishte kërkuar nga Rama për të marrë drejtimin e bashkisë së Himarë, por një pretendim i tillë  u hodh poshte nga vetë ai.

Edi Rama dhe Vangjel Tavo

Edi Rama dhe Vangjel Tavo

Vendimi:

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
  1. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.