E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta takon Princin e Monakos/ Dakordësi për projektin e rëndësishëm
Lajme

Meta takon Princin e Monakos/ Dakordësi për projektin e rëndësishëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Princin Albert II të Monakos, në Marsejë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta bën të ditur se, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, sidomos për sa i përket çështjes së Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit.

“Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, sidomos në çështjet e Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit, ku ai shquhet për përkushtimin dhe angazhimin e tij serioz”,- shkruan Meta.

Ndërkohë Presidenti ka njoftuar se, pas diskutimit me princin Albert II të Monakos është rënë dakord në veçanti për projektin e rëndësishëm të Sazan-Karaburunit, të cilin ai u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm.

“Ramë dakord në veçanti për projektin e rëndësishëm të Sazan-Karaburunit, të cilin ai u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm”,- përfundon Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.