E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç i quan liderët perëndimorë “zuzaré”: Do të rezistoj deri ditën e fundit
Lajme

Vuçiç i quan liderët perëndimorë “zuzaré”: Do të rezistoj deri ditën e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të dielën në Prokuplje, në përkujtimin e Ditës së Përkujtimit të të vrarëve në agresionin e NATO-s, se kanë kaluar 25 vjet, por se Serbia “ende nuk pajtohet me copëtimin”. Në një fjalim në të cilin ai i quajti liderët perëndimorë “zuzar”, Vuçiç premtoi se “do të rezistojë derisa të marrim frymë”.

Profesori dhe analisti politik, Ivan Vujaçiq vlerëson se retorika e presidentit serb, Aleksandar Vuçiçi se perëndimorët janë “zuzar”, është e shëmtuar dhe nuk kontribuon për asgjë të mirë.

“Nëse të gjitha ato vende janë zuzar, lind pyetja – pse norvegjezët menaxhojnë EPS-në, pse amerikanët duhet të ndërtojnë Shtabin e Përgjithshëm, pse Franca merr një aeroport e kështu me radhë… Pse po shkojmë fare në BE? , nëse ka kaq shumë zuzar atje. Është retorikë për përdorim të brendshëm, por është e shëmtuar dhe njerëzit do ta mbajnë mend. Kjo nuk do të çojë në një marrëdhënie më të mirë me të”, tha ai.

Dhe ajo që është interesante, thotë Vujaçiç, emri i ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder nuk përmendet më në emrat e “zuzarëve” që morën pjesë në bombardimet e NATO-s.

Edhe pse gjykata në Beograd në vitin 2000 dënoi 14 politikanë të lartë perëndimorë dhe liderë të NATO-s me 20 vjet burgim, tani në mënyrë simbolike, duke përfshirë Bill Clinton, Jacques Chirac, Gerhard Schroeder, Tony Blair, Madeleine Albright, William Cohen, Vuçiq ka mbrojtur në vitet e fundit Schroeder.

“Kur i shkruan Vuçiqi Schröderit… Kështu më thonë ata që duan të thonë se ka marrë pjesë në bombardim, edhe pse atëherë nuk kanë marrë pjesë, por e kanë përkrahur”, ka thënë Vuçiq në vitin 2020.

Sipas tij, me të njëjtin entuziazëm, Vuçiq mbron Donald Trumpin dhe idenë për t’ia shitur dhëndrit të tij, ndërtesën e ish Shtabit të Përgjithshëm e cili u shkatërrua nga bombardimet e NATO-s. Përkundër kësaj, perëndimi vazhdon ta “ledhatojë, Vuçiqin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.