E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekonomistja e kompanisë “5D” informonte Qaton për të dhënat financiare
Lajme

Ekonomistja e kompanisë “5D” informonte Qaton për të dhënat financiare

Mariglen Qato dhe Redi Molla janë dy nga drejtorët e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që nga hetimet e SPAK-ut janë kokat e aferave që janë kryer me kompaninë “5D”, ku kanë përfituar me dhjetëra tenderë në shkelje të ligjit. 

SPAK-u, ashtu siç duket qartë edhe në dosjen hetimore, ka siguruar prova, dokumente, biseda, të cilat tregojnë qartazi se drejtorët e Veliajt kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin.

Hetuesit e SPAK-ut kanë sekuestruar telefonin celular të Jonida Hoxhajt, e cila është ekonomiste në kompaninë “5D”. Nga kontrolli i telefonit janë gjetur komunikime të saj me Mariglen Qaton. 

Sipas SPAK-ut, më 15 tetor të 2020, Jonida Hoxhaj nëpërmjet adresës “[email protected]” i ka dërguar Mariglen Qatos në adresën “[email protected]” email-in me subjekt “Raporte Financiare Qershor-Shtator 2020”.

“Përshendetje! Bashkëngjitur do të gjeni Raporte Financiare për muajin qershor, korrik, gusht, shtator 2020.  Brendu edo file-i exel ka raporte lidhur me: 20 1-Permbledhese të ardhura shpenzime per vitet 2018-2020 detajuar sipas projekteve. 2. Permbledhese e detajuar te ardhura shpenzime sipas projekteve per periudhen 1 Janar 2020-muajin perkates. 3. Permbledhje e detajuar te ardhura shpenzime sipas projekteve per muajin perkates 4. Situacion Klient Furnilor. 5. Ditar Arka-Banka”, thuhet në dosjen hetimore për përmbajtjen e email-it.  

Pra ekonomistja e firmës informonte Qaton mbi të dhënat financiare të kompanisë. 

Po kështu, SPAK-u ka siguruar edhe një tjetër e-mail të datës 22 shkurt të 2018 që Jonida Hoxhaj i ka dërguar shtetasit Mariglen Qato, me subjekt “Jonida Hoxhaj CV”. 

Nga të dhënat zyrtare rezulton se Jonida Hoxhaj është regjistruar si punonjëse në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k. në datën 9 qershor të 2020.

Po kështu, prokurorët e SPAK-ut kanë siguruar edhe komunikime telefonike midis Jonida Hoxhajt, Mariglen Qatos dhe Redi Mollës. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.