E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha për amnistinë penale: Pazar me Ramën për të liruar zyrtarët e korruptuar, ja ku u katandis revolucioni
Lajme

Basha për amnistinë penale: Pazar me Ramën për të liruar zyrtarët e korruptuar, ja ku u katandis revolucioni

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një prononcim para gazetarëve në nisje të seancës në Kuvend, i qëndron deklaratave të tij se amnistia penale është një pazar mes mazhorancës dhe Rithemelimit.

basha

Basha e cilësoi aleancë anti-SPAK, duke thënë se pazari është bërë për të zyrtarët e korruptuar.

“Propozimi i partisë socialiste me mbështetjen e pazarxhinjve të partisë socialiste e kthen votën atyre që i thonë vetes opozitë në votë të një aneksi të partisë socialiste, një kamerdare për Edi Ramën. Së dyti jep një sinjal të qartë kundër SPAK-ut.

Pra është aleanca anti-SPAK, sepse sinjali është ju i dënoni zyrtarët, ne i lirojmë me amnisti. Kur në fakt dënimi i zyrtarëve të çdo rangu, në veçanti për shembull hetimi dhe dënimi i drejtorëve të korrupstuar, duhet të çojë në hetimin dhe dënimin e shefave të këtyre drejtorëve, përgjegjësve politik të korrupsionit. Sepse të gjithë e dimë që në këtë vend korrupsioni ka një përgjegjësi politike nga kryeministri dhe ministrat, deri te drejtorët.

Duke amnistuar drejtorët dhe zyrtarët të dënuar nga SPAK-u për korrupsion, dalin hapur petët e lakrorit, kuptohet se cili është pazari me partinë socialiste. Është një aleancë anti-SPAK ku shqetësimi i vetëm është SPAK-u, shqetësimi i vetëm janë të dënuarit për korrupsion.

Njëkohësisht dua t’i bëj një thirrje kujtdo që e konsideron veten opozitar në atë sallë, t’i largohet këtij pazari të ndyrë, pasi është një kamerdare për Edi Ramën. Kamerdare në një kohë kur qeveria e tij është e zhytur në skandale korrupsioni dhe është po kështu një aleancë anti-SPAK.

Partia Demokratike e refuzon këtë pazar dhe sigurisht nuk mund të jetë pjesë e kësaj pseudoamnistie nga e cila përfitojnë zyrtarët e korruptuar, por nuk përfitojnë protestuesit që u ngritën kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.