Zhduket 3-vjeçari në Durrës/ Arrestohet gjyshi i tij, nëna bëri denoncimin në polici
Një fëmijë 3-vjeçar është deklaruar i humbur në Policinë e Durrësit.
Fëmija jetonte me nënën e tij, ndërsa babai i kishte ndërruar jetë një vit më parë në një aksident rrugor. Denoncimi në polici është bërë nga nëna e fëmijës.
Fëmija kishte shkuar tek gjyshërit, prindërit e të atit, por prej 4 ditësh nuk gjendet. Kjo ka bërë që nëna ta denoncojë në polici, e cila fillimisht ka vënë nën arrest gjyshin e fëmijës Rexhep Gjunin, 58 vjeç. Ky i fundit pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë.
Ndërkohë në kërkim është shpallur gjyshja e fëmijës 3-vjeçar.
Nëna ka bërë denoncimin pasi ish-vjehrri nuk i përgjigjej, por në polici deklaroi se nuk kishin konflikte dhe djalin e merrnin rregullisht për disa orë në fundjavë.
Kësaj here, kur nëna e fëmijës ka tentuat t’i marrë në telefon, ata nuk i janë përgjigjur dhe kjo ka bërë që nëna të bëjë denoncimin.
“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën të shkonte te gjyshërit e tij”, ka deklaruar nëna e djalit 3-vjeçar.
ipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit. Ndërkohë është dhënë sinjal të ruhen edhe pikat kufitare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



