E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Ndokës, Policia e Lezhës dhe FNSH ngrenë pika kontrolli dhe krehin zonën
Lajme

Vrasja e Ndokës, Policia e Lezhës dhe FNSH ngrenë pika kontrolli dhe krehin zonën

Policia e Lezhës dhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur pika kontrolli në Lezhë, në hyrje daljet e saj dhe  janë duke krehur zonën ku ndodhi vrasja e  Aleksandër Ndokës, këshilltarit bashkiak dhe vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Ndoka u gjet i vrarë në orën 4:25 në makinën e tij në lagjen “Nënë Tereza” në një rrugë pa ndriçim.

Viktima, sipas burimeve, nuk rezultonte me precedentë penalë dhe as të kishte konflikte, ndaj kjo e ka vështirësuar punën e grupit të hetimit që ndodhet në vendin e ngjarjes.

Aleksandër Ndoka është baba i 4 fëmijëve. Ai ka punuar më parë në ZRPP. Në vitin 2015 u zgjodh anëtar i Këshillit bashkiak të Lezhës i zgjedhur nga Partia Rruga e Lirisë.

INFORMACIONI I POLICISE LEZHE

Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE,  ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në  vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.