E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rriten tarifat e shërbimit  dhe paralizohet Kadastra/ 26 mijë qytetarë pa shërbim, “mal” me dosje dhe rritje të tarifave, drejtoritë që shkrihen
Lajme

Rriten tarifat e shërbimit dhe paralizohet Kadastra/ 26 mijë qytetarë pa shërbim, “mal” me dosje dhe rritje të tarifave, drejtoritë që shkrihen

Shërbimi te Kadastra është paralizuar prej disa ditësh. Numri i qytetarëve që presin të marrin shërbim ka arritur në 25 822 dhe pritet që shifra të rritet edhe më shumë në kushtet kur institucioni ka dalë jashtë funksionit.

Vetëm gjatë 4 ditëve të fundit listës i janë shtuar rreth 3 mijë qytetarë të cilët presin të marrin shërbim për regjistrimin e pronave, vërtetime apo aplikime të ndryshme. Ndërsa nga Kadastra nuk iu jepet asnjë shpjegim.

Mësohet se funksionimi kaotik është shkaktuar edhe nga nisja e një procesi strukturimi brenda Kadastrës gjë që ka sjellë si pasojë nxjerrjen e sporteve jashtë loje.

Kështu, te Tirana Jug dhe Tirana Rurale 2 do të shkrihen në një drejtori, ndryshe nga sa funksionojnë aktualisht të ndara.

Po ashtu Kadastra e Durrësit, Kavajës dhe Krujës do të jenë së bashku.

Gjithashtu, Korça, Devolli dhe Kolonja do të funksionojnë si një drejtori e vetme.

Si hap i dytë është parashikuar krijimi i një institucioni të ri që do të quhet Drejtoria e Regjistrimit të Pronës Shtetërore, në varësi të Dallëndyshe Bicit, drejtore e Kadastrës.

Ky proces strukturimi do të sjellë largimin e 55 punonjësve, ndërsa tarifat e shërbimit do të rriten me 40%.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.