E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grushte e dhunë  në ambientet e Bashkisë së Pukës
Lajme

Grushte e dhunë në ambientet e Bashkisë së Pukës

Në përleshje ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Doda

Një situatë e pazakontë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në ambientet e Bashkisë së Pukës. Shkak kanë qenë debatet që janë ashpërsuar deri në përleshje fizike mes një qytetari, gjithashtu me detyrë shtetërore si dhe drejtorit të burimeve njerëzore në bashkinë e Pukës, Sokol Gjoni.

Në situatën e cila ka agravuar në përleshje fizike dhe grushte mes qytetarit dhe zyrtarit bashkiak mësohet se ka ndërhyrë  kryebashkiaku Rrok Dodaj dhe sekretarja e këshillit bashkiak, Edona Hyseni.

Mësohet se komisariati i policisë së Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë për ngjarjen, kjo nga fakti se nuk ka një denoncim lidhur me dhunën.

Ndërkohë edhe bashkia e Pukës ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen ndodhur. Bashkia e Pukës ditët e fundit ka pasur përplasje të brendshme për shkak të punësimeve pa kriter në bashki, ku në dokumentin që disponojmë në Bashkinë e Pukës ka edhe të punësuar si fizioterapist apo specialiste për marrëdhëniet me BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.