E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat greke për fjalimin e Ramës: Bëri fushatë në Athinë
Lajme

Mediat greke për fjalimin e Ramës: Bëri fushatë në Athinë

“Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Athinë, bëhet me qëllimin e vetëm të zgjedhjeve elektorale në Shqipëri”. Kështu theksojnë mediat greke, “Protothema” dhe “Kathemirini”, të cilat ndoqën nga afër fjalimin mbi një orë të Kryeministrit Rama.

 Mediat greke i mëshojnë faktit se Rama ka bërë fushatë në Athina dhe se ka marrë anëtarë të Partisë Socialiste nga Shqipëria me autobus. Po ashtu hapësirë në mediat greke gjen deklarata e Fredi Beleirt nga burgu, për të cilin vizita e Ramës është një provokim për grekët dhe shfaqje force brenda Shqipërisë, pasi sipas tij, data 12 Maj është data e arrestimit të Belerit nga autoritetet shqiptare.

Sakaq mediat greke kanë raportuar edhe protestën e disa personave të cilët mbanin në duar parrulla dhe flamuj të Partisë Demokratike. Sipas medias greke, rreth 30 militantë të PD filluan të protestonin kundër Ramës. Gjithashtu jashtë stadiumit ndodhi një incident i vogël mes të pranishmëve, ku disa thanë se Rama po provokon homologun e tij grek, Mitsotakis, ndërsa disa të tjerë janë shprehur me fjalët: “Mos i vini zjarrin dy popujve”.

Disa nga mbështetësit e Edi Ramës, theksojnë mediat greke mbërritën në stadiumin e Galatsit të veshur me bluza me mesazhe dhe referenca për “krenarinë kombëtare”. Disa media fqinje shkojnë edhe më tej duke e quajtur fjalimin e Ramës të mbushur me fantazi nacionaliste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.