E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohen pamjet kur qëllohet kryeministri sllovak; Fico në gjendje kritike për jetën (Video)
Lajme

Publikohen pamjet kur qëllohet kryeministri sllovak; Fico në gjendje kritike për jetën (Video)

Publikohen pamjet e atentatit ndaj kryeministrit sllovak Roberto Fico.

Ky i fundit u qëllua pas një mbledhje qeverie nga një qytetar që ishte në mes të turmës. Mësohet se ai fillimisht i ka thirrur: “Robert hajde këtu”. Më pas nxjerr armën dhe e qëllon.

Në videon e publikuar nga mediat e huaja shihet se si vrapojnë truprojat për ta neutralizuar, teksa kanë ndërhyrë dhe qytetarët.

Autori, i është dorëzuar policisë, ndërsa kryeministri ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Ai ka marrë plagë në trup dhe në bark, ndërsa u transportua me helikopter në qytetin e afërt të Banska Bystrica.

Sipas mediave vendase, autori u idetifikua si Juraj Cintula, një shkrimtar i njohur në Sllovaki. Juraj Cintula, 71-vjeç është nga Levice. I lindur në vitin 1953, ai është një nga themeluesit e Klubit Letrar DÚHA në 2005.

Ai shkroi tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015, ai është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas një takimi të qeverisë në qytetin Hadlova në Sllovakinë qendrore, rreth 180 kilometra jashtë Bratislavës, pasi kryeministri sllovak Roberto Fico ka dalë mes njerëzve dhe ka shtrënguar duart me ta.

Kryeministri ka marrë plumba në bark dhe gjoks dhe është dërguar me helikopter në spital ku po i nënshtrohet një operacioni. Por ai është në rrezik vdekje për shkak të plagëve të marra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.