E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj u shkëput energjinë protestuesve, ata hedhin molotovë
Lajme

Veliaj u shkëput energjinë protestuesve, ata hedhin molotovë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të ndërpresë energjinë përpara Bashkisë së Tiranës për të sabotuar tubimin.

Kjo ka bërë që të mos punojnë mikrofonët, duke u ndërprerë fjalimet. Si reagim, qytetarët kanë hedhur flakadanë drejt godinës.

Vijon avazi, protestuesit hedhin molotov para Bashkisë Tiranë

Ka nisur me tensione protesta e tetë e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur milotov drejt godinës.

Si çdo javë godina e bashkisë është blinduar nga forcat e policisë.

Për protestën e shtatë të javës së kaluar para bashkisë, Policia e Tiranës nisi hetimet në gjendje të lirë ndaj 12 personave për episode e dhune. Si përfaqësuesja zyrtare e marrjes së lejes në polici për protestën, Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit akuzohet nga policia për  veprën penale “thirrje publike për veprime të dhunshme”

Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, Klevis Balliu i Rithemelimit dhe Besart Xhaferri kreu i FRPD, do të hetohen për veprat penale “prishje e qetësisë publike” dhe “shkatërrim i pronës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.