E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikonin lajme të rreme për denigrimin e drejtuesve të policisë, lirohen nga qelia punonjësja e AMP-së dhe gazetari
Lajme

Publikonin lajme të rreme për denigrimin e drejtuesve të policisë, lirohen nga qelia punonjësja e AMP-së dhe gazetari

Lirohen nga qelia punonjësja e AMP-së, R. O., dhe gazetari, E. H., që u akuzuan se publikonin lajme të rreme për denigrimin e drejtuesve të policisë.

Gjykata ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore punonjësa e AMP-së dhe gazetari kanë shfaqur pendesë, si edhe kanë kërkuar falje.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim, ish-shefi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i cili dyshohet se përmes një portali publikonte shkrime denigruese ndaj titullarëve të policisë.

Kushtrim Selimi dyshohet se financonte portalin shqipnews.info, që e kishte hapur së bashku me zyrtaren tjetër të AMP, R. O., dhe gazetarin E. H.

Ata publikuan shkrime të rreme për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun, drejtorin e Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupin, dhe kreun e AMP-së, Florjan Sulejmani me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

Dyshohet se qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.

Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti”, njoftoi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.