E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria firon pjesën e parë me Azerbajxhanin (Video)
Lajme

Shqipëria firon pjesën e parë me Azerbajxhanin (Video)

🎥Goli i Bajramit🎥Përfundon pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Azerbajxhan që po luhet në “Haladas Stadium” në Hungari. Kuqezinjtë kanë mposhtur azerët me rezultatin minimal 1-0.

Nedim Bajrami realizoi golin e vetëm të kësaj pjese në minutën e 12. Kuqezinjtë fituan topin në kundërsulm dhe Bajrami pasi iu afrua te zona, gjuajti nga distanca duke tundur rrjetën.

Në minutën e 23, azerët provuan me një harkim nga e majta, por topi nuk u devijua nga Emreli dhe shkoi jashtë.

Një minutë më vonë, Isajev gjuajti nga jashtë zonës, por topi kaloi mbi traversën e portës së Strakoshës.

NË minutën e 38, Bajrami provoi supergolin nga goditja e dënimit, por topi u devijua mbi traversë nga portieri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.