E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Numri i palestinezëve të vdekur në Gaza është rritur në 36,731
Lajme

Numri i palestinezëve të vdekur në Gaza është rritur në 36,731

Numri i palestinezëve të vdekur nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 36,731, thanë autoritetet shëndetësore të drejtura nga Hamasi në një deklaratë për shtyp.

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat izraelite vranë 77 persona dhe plagosën 221 të tjerë, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 36,731 dhe të plagosurve në 83,530 që nga shpërthimi i konfliktit palestinezo-izraelit në tetor të vitit të kaluar, thuhet në deklaratë.

Deklarata vuri në duke se disa viktima janë ende nën rrënoja mes bombardimeve të rënda dhe mungesës së ekuipazheve të shpëtimit.

Izraeli nisi një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Hamasit në Rripin e Gazës për t’u hakmarrë kundër një sulmi të Hamasit përmes kufirit jugor izraelit më 7 tetor 2023, gjatë të cilit rreth 1,200 njerëz u vranë dhe rreth 250 u morën peng.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.