E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/ Operacioni “Metamorfoza”, arrestohet Aleks Ndreka
Lajme

Itali/ Operacioni “Metamorfoza”, arrestohet Aleks Ndreka

Arrestohet në Itali Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve.

Ai është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë. Ndreka ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.

‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.

Në kuadër të operacionit që po kryhet nga SPAK për goditjen e grupeve kriminale, në bashkëpunim me Interpol pak më parë është arrestuar në Itali, Arian Tuku.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”.

Atentati ndaj Alkes Ndrekës, ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.

Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. ‘Leksi i Druve’ ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin Ndoka.

Gjithashtu 36-vjeçari Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Atentati ndaj Durim Bamit u bë më nëntor të 2020, ku ndaj tij u qëllua me 5 plumba dhe mbeti i plagosur kushëriri i tij Ervin Kodra. Durim Bamit i kishin zënë pritë në urën e Tapizës. Pas atentatit, autorët dogjën makinën në Valias dhe brenda saj u gjet edhe një kallashnikov.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.