Apeli i hoqi vulën e PD, reagon Lulzim Basha: Do të vazhdojmë betejën!
Basha mbledh strukturat, do të merret vendimi për hapat që do të ndiqen pas vendimit të Apelit…
Lulzim Basha duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika, pavarësisht se tani nuk ka as vulën dhe as logon e PD. Ashtu siç deklaronte kundër Edi Ramës se do të vijojë betejën, duket se të njëjtën gjë do të bëjë dhe tani.
Pas vendimit të Apelit, Basha ka vendosur të mbledhë strukturat dhe ka deklaruar para takimit se do të vijojë të jetë aktiv në politikë.
Ai ka thënë se nuk e komenton vendimin e gjykatës, teksa ka shtuar se në PD nuk e mban as vula dhe as logoja. Basha ka deklaruar se beteja do të vijojë. Pra duket se lihet e hapur mundësia e krijimit të një partie të re.
Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës.
Vendimet për hapat do t’i diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kemi marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektivës….
Pyetje: Si ta marrim këtë, si një forcë e re politike?
Basha:…të një Shqipërie që meriton shumë më shumë sesa ka sot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



