E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermani/ Në prag të “Euro24” kapen kapen 35 ton kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro
Lajme

Gjermani/ Në prag të “Euro24” kapen kapen 35 ton kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro

E pazakontë në Gjermani.

Teksa sot starton Euro 2024, autoitetet gjermane kanë kapur 35 ton kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro gjatë bastisjeve të kryera në shtatë shtete federale.

Sipas Bild.de, kjo ka qenë zbulimi dhe “konfiskimi më i madh i kokainës” në Gjermani dhe solli arrestimin e 7 personave.

Një pjesë e madhe e kësaj sasie kokaine është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e saj ishte fshehur në arkat e frutave mes ananasit.

Bastisjet u zhvilluan në North Rhine-Westphalia, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera dhe as nuk dihet se kush është arrestuar.

Bëhet fjalë për rezultatet e operacionit të koduar ‘Plexus’, i cili u krye nga një ekip i përbashkët hetuesish narkotikësh doganor dhe policor nga Shtutgarti, Karlsruhe dhe North Rhine-Westphalia.

Hamburgu, qyteti famëkeq i kokainës

Qyteti portual verior i Hamburgut është një pikë e nxehtë për hyrjen e kokainës në Evropën kontinentale.

Porti është porti më i madh detar në Gjermani dhe i treti më i madh në Evropë, me më shumë se 23,000 kontejnerë transporti që kalojnë çdo ditë.

“Portat kryesore të hyrjes për kokainën janë gjithmonë portet e mëdha”, tha për DW në 2021 Rene Matschke, kreu i zyrës së hetimit doganor në Hamburg.

Muajin e kaluar në Hildesheim, në Gjermaninë perëndimore, policia zbuloi rreth 190 kilogramë kokainë të fshehura në arkat e bananeve të dorëzuara tek një shitës frutash në qytet. Sipas hetuesve, ngarkesa e bananeve erdhi nga Kolumbia dhe ishte importuar nëpërmjet Hamburgut në mes të prillit.

Në shkurt të këtij viti, u raportua se Britania kishte sekuestruar 5.7 ton kokainë në Southampton, në kapjen më të madhe në vend të drogës së klasit A, ndërsa droga ishte rrugës për në Hamburg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.