E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Gjykata lë në burg ish-policin, lejonte  qytetarët me probleme të kalonin drejt BE-së
Lajme

Tiranë/ Gjykata lë në burg ish-policin, lejonte qytetarët me probleme të kalonin drejt BE-së

Gjykata e Tiranës ka lënë ne burg ish-efektivin e policisë se Rinasit, Briken Terziu i arrestuar me dyshim se lejonte qytetarë që kishin probleme të kalonin nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE.

Në seancën e së shtunës, avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë sigurie, me pretendimin se Terziu u dorëzua vete në polici si dhe është persona i parrezikshëm dhe i padënuar më parë.

Ai akuzohet nga prokuroria se në bashkëpunim me Eneo Sulejmanin, që kishte një agjenci udhëtimesh, si dhe efektivë të tjerë të komisariatit te Rinasit, kundrejt pagesave lejonin qytetarët të kalonin në vendet e Bashkimit Europian, edhe pse mund të kishin probleme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.