E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përcillet për në banesën e fundit motoristi 35-vjeçar, miqtë kërkojnë drejtësi
Lajme

Përcillet për në banesën e fundit motoristi 35-vjeçar, miqtë kërkojnë drejtësi

Është përcjellë sot për në banesën e fundit 35-vjeçari Roland Tafa që u aksidentua për vdekje ditën e djeshme në aksin Tiranë-Durrës.

I riu ka qenë duke udhëtuar me motor nga Kashari në drejtim të Tiranës kur është përplasur nga një mjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasja R. B.

Si pasojë, 35-vjeçari ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen për disa metra, dhe më pas me një shtyllë elektrike të ndriçimit të rrugës. Pas përplasjes me shtyllën, motomjeti ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar për rreth 90 metra, duke ndaluar jashtë karaxhatës jugore, aty ku është sipërfaqja e gjelbëruar.

Kjo e ka bërë edhe më tronditëse ngjarjen pasi pjesë të trupi të 35-vjeçarit janë shpërndarë gjithandej në rrugë dhe qytetarë të shumtë kanë dalë, me “dritën” e telefonit, për të ndihmuar policinë për gjetjen e trupit.

Miqtë dhe familjarët e 35-vjeçarit kërkojnë zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje pasi ende nuk e dinë si ka ndodhur saktësisht.

Mesazhi i miqve:

Sapo percollem shokun tone vllain tone landin qe e perplasen ne autosdrade . Shpresojm te dali e verteta sa me shpejt. Jemi ne pritje te pritje te deklarates te policis ne si shoke dhe familjare nuk e dime akoma shkaqet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.