E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lushnje/ Regjistruan video me natyrë seksuale me fëmijën 2 vjeç dhe e postuan në rrjetet sociale, e pësojnë 2 prindërit
Lajme

Lushnje/ Regjistruan video me natyrë seksuale me fëmijën 2 vjeç dhe e postuan në rrjetet sociale, e pësojnë 2 prindërit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjes, ku dy persona janë vënë në pranga për një akt të turpshëm dhe tronditës. Policia ka arrestuar dy të rinj, të dy 23 vjeç, një burrë dhe një grua, të cilët janë akuzuar për realizimin e videove me përmbajtje seksuale me fëmijën e tyre 2 vjeç.

Policia e Lushnjës ka konfirmuar arrestimin e dy të rinjve, F. K. dhe S. P., të cilët janë bashkëshortë dhe banues në Lushnjë. Sipas njoftimit të policisë, dy të rinjtë kanë filmuar video me përmbajtje seksuale duke përfshirë fëmijën e tyre dhe i kanë publikuar ato në rrjete sociale.

“Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale,” njofton policia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.