Video/ Donald Trump qëllohet me armë gjatë tubimit në Pensilvani!
Kandidati për President largohet i gjakosur nga podiumi
https://www.instagram.com/reel/C9YXeNgtnT7/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Donald Trump, kandidati për President i SHBA-ve është qëlluar me armë gjatë mitingu që po zhvillonte ne Pensilvani.
Ish-Presidenti Trump më pas i rrethuar nga forca të shumëta sigurie është larguar nga mitingu, teksa të gjithë ishin në panik. Ende nuk ka një informacion sesi është gjendja e ish-Presidentit.

Donald Trump, ish-presidenti i SHBA, aktualisht ne gare per nje mandat te dytë u nxorr jashtë skenës nga stafi i sigurisë.
Nga videot e publikuara online, Trump duket që rrëzohet në tokë teksa po mbante një fjalim. Ai u rrethua shpejt nga sigurimi i armatosur dhe qëndroi poshtë për rreth një minutë.
Më pas ai u ngrit në këmbë dhe ngriti grushtin në ajër, përpara se të përcillej nga skena dhe në një automjet. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Videoja dukej se tregonte gjak në veshin e tij ndërsa e merrnin. Ish-presidenti dukej se po shtrëngonte anën e kokës teksa ra në tokë.
Senatori republikan për Ohio, J.D Vance, tha në një postim në platformën e mediave sociale X: “Të gjithë bashkohuni me mua në lutjen për Presidentin tonë Trump dhe të gjithë në atë tubim. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë.”
“Ai është mirë.” Ky është reagimi i parë i shtabit elektoral të Donald Trump, pas sulmit me armë ndaj tij gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani.
Shtabi elektoral i fushatës siguron se Trump është mirë:
“Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të vijojnë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



