E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biden reagon për të shtënat ndaj Trump: Lutem për shëndetin e tij!
Lajme

Biden reagon për të shtënat ndaj Trump: Lutem për shëndetin e tij!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha përmes një deklarate se është mirënjohës që dëgjon se Trump është mirë.

“Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, tha Biden pas atentatit.

“Jam përpjekur të flas me Donaldin. Ai është me mjekët e tij. Me sa duket, ai ka qenë mirë. Kam në plan të flas me të së shpejti”, tha Biden në fjalimin e planifikuar pas të shtënave.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, shkroi në X se “dhuna nuk ka vend në politikën tonë”.

“Sonte, të gjithë amerikanët janë mirënjohës që presidenti Trump duket se është mirë, pas një sulmi të neveritshëm në një tubim paqësor”, shkroi ai.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, tha se është “tmerruar” nga ajo që i ndodhi Trumpit, por i lehtësuar që ai është jashtë rrezikut.

“Dhuna politike nuk ka vend te ne”, tha ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.