Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Erzen Breçanin
Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia Erzen Breçanin.
Breçanit i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Erzen Breçani u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Kujtojmë se SPAK-u lëshoi 11 urdhër-arreste për grupin kriminal, nga të cilët u ekzekutuan 5 prej tyre duke arrestuar ish-zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, nën akuzën e sigurimit të mjeteve për grup kriminal, Dedan Gjonin shef të krimeve në komisariatin numër 6, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Bujar Germizin dhe Besmir Muratin për planin e vrasjes së dy vëllezërve që jetonin në Britani të Madhe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



