E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vau i Dejës/Po lundronte me Jet Ski në liqen bashkë me dy vajzat e tij të mitura, 54-vjeçari përplaset me shkëmbin
Lajme

Vau i Dejës/Po lundronte me Jet Ski në liqen bashkë me dy vajzat e tij të mitura, 54-vjeçari përplaset me shkëmbin

Një aksident ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, ku një 54-vjeçar teksa po lundronte me Jet Ski bashkë me dy vajzat e tij të mitura, është përplasur me një shkëmb.

vau i dejes

Policia bën me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar 54-vjeçari dhe vajzat 12 dhe 13 vjeçe.

Ata mësohet se janë transportuar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.