E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërheqja e Biden, reagon sërish Trump: Postin e mori vetëm me gënjeshtra
Lajme

Tërheqja e Biden, reagon sërish Trump: Postin e mori vetëm me gënjeshtra

Donald Trump ka reguar sërish pas vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale për një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

trump

Në një reagim në “Truth Social”, Trump shprehet se Biden “nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të shërbyer”.

Sipas ish-presidentit, Biden postin e Presidentit e arriti vetëm me gënjeshtra e Fake News.

“Të gjithë ata rreth tij, duke përfshirë doktorin e tij dhe mediat, e dinin se ai nuk ishte i aftë të bëhej President, dhe tani, shikoni se çfarë i ka bërë vendit tonë”, shkruan Trump.

Reagimi i Trump

Joe Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për President, dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të shërbyer. Dhe kurrë nuk ishte! Pozitën e Presidentit e arriti vetëm me gënjeshtra, Fake Neës dhe duke mos u larguar nga bodrumi i tij. Të gjithë ata rreth tij, duke përfshirë doktorin e tij dhe mediat, e dinin se ai nuk ishte i aftë të bëhej President dhe nuk ishte, dhe tani, shikoni se çfarë i ka bërë vendit tonë, me miliona njerëz që vijnë përtej kufirit tonë, plotësisht të pakontrolluar dhe të pa verifikuar, shumë nga burgjet, institucionet mendore dhe një numër rekord terroristësh. Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta korrigjojmë shumë shpejt dëmin që ai ka bërë. Make America Great Again!

Kujtojmë se Trump reagoj më herë, menjëherë pas njoftimit të Biden, ku e cilësoi presidentin Biden si “presidenti i vetëm më i keq deri tani në historinë e vendit tonë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.