E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënime dhe shantazhe ndaj ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet i riu në Tiranë
Lajme

Kërcënime dhe shantazhe ndaj ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet i riu në Tiranë

Ish-deputeti socialist dhe biznesmeni Vladimir Kosta ka rënë pre e shantazheve dhe kërcënimeve.

Një natë më parë është organizuar një operacion në zonën e Saukut në Tiranë, ku është arrestuar një person. Ai u identifikua si Selman Totraku, 24 vjeç.

Personi në fjalë i dërgonte mesazhe shtanzhuese Kostës, duke i kërkuar 200 mijë euro. Pas denoncimit në polici, është lënë takim me të, ku ish deputeti shoqërohej nga policë.

24-vjeçari ka arritur t’i identifikoje agjentët e ndërsa ka marrë iniciativë për tu larguar me shpejtësi.

Me qëllim për të trembur një nga punonjësit ka qëlluar në ajër me armë zjarri ku pas ndjekjes është arritur të kapet nga policia.

Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur dy kaçavida. 24-vjeçari pretendon se Vladimir Kosta i ka dëmtuar banesën e tij

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.