E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Franca, një “ëndërr e ndaluar”
Lajme

Franca, një “ëndërr e ndaluar”

Ëndrra për të shkuar si emigrant në Francë po bëhet gjithmonë e më vështirë për shqiptarët.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja franceze, “Le Monde”, vetëm gjatë vitit 2017 më shumë se 1500 shqiptarë pranuan të kthehen në vendin e tyre , duke përfituar nga propozimi i Francës për të t’u kthyer secili me nga 300 euro në xhep.

Vetëm, më 29 nëntor u kthyen në Shqipëri vullnetarisht 128 shqiptarë. (Në foto një familje në pritje të kthimit në Shqipëri)

Para pak ditësh në Francë ishte ministri i Brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafaj, i cili u prit nga homologu i tij, Zherar Kolomb, me këtë të fundit që pritet të vizitojë Tiranën, më 14 dhe 15 dhjetor, pikërisht në lidhje me azilkërkuesit shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.