Denoncimi/ Inspektorët e tatim-taksave po terrorizojnë biznesin
Punonjësit e tatim-taksave ju janë rikthyer aksioneve në kontrollin e bizneseve, duke i penalizuar rëndë me gjoba të majme.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në Facebook, këtë terror që po i bëhet biznesit të vogël në të gjithë Shqipërinë, ku inspektorët e tatimeve po vendosin gjoba arbitrare.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook:
Terrori i bandave tatimore mbi bizneset!
Biznesmeni dixhital denoncon:
-Banditizem shtetëror ndaj biznesit,
-tre kontrolle në 13 ditë,
-gjoba arbitrare dhe terrori është klima e sotme për biznesin në Shqipëri!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Z.Berisha doja te ndaja me ju nje shqetesim shum te madh ne lidhje me biznesin qe kam nje fast food ne shkoder .me erdhen hakut tatim taksa spo na lejn te punojme gjith frig dhe terror ne 13 dit 3 kontrolle me nje muaj 4 kontrolle tek I fundit kontroll me zor e vendosen 50000 te reja gjob .sot eshte bere kerdin nr Shkoder me gjoba qe kan ardh nga Tirana .shpresoj ne zerin tuaj qe ta ngrini me kete problem .sepse eshte bere problem te punosh nr punen tende. te pershendes dhe gjith te mirat”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



