E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pogradec/ U raportua si vdekje aksidentale, 37-vjeçari është dhunuar përvdekje
Lajme

Pogradec/ U raportua si vdekje aksidentale, 37-vjeçari është dhunuar përvdekje

Zbardhet ngjarja e djeshme ku humbi jetën 37 vjeçari, Egli Prenga.

Ka marrë tjetër rrjedhë ngjarja e ditës së djeshme, ku u raportua se një 37-vjeçar ishte rrëzua në tokë në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi jetën në spital.

Elgi Proga1

Burime nga Policia bënë me dije se viktima është goditur nga një person i identifikuar tashmë si Denis Meçe, i cili e ka dhunuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se dy personat janë konfliktuar në afërsi të një lokali, ndërsa viktima pasi është goditur nga Meçe, ka hyrë brenda lokalit dhe ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar.

Ngjarja që deri ditën e djeshme u dyshua si aksidentale, rezultoi në një vrasje.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes, ndërsa ka mbledhur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë për të parë edhe momentet e konfliktit. Viktima ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.