E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama përgëzon Eva Buzon: U rikthye me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme
Lajme

Rama përgëzon Eva Buzon: U rikthye me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Eva Buzon, avokaten shqiptare e cila përshkroi me not brigjet nga Italia për në Shqipëri për 35 orë.

eva buzo

Me anë të një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se kjo është një histori mbresëlënëse e Eva Buzos.

Ajo rinisi sfidën e lënë në mes nga viti i kaluar për t’ia dalë me sukses.

“U rikthye me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit

Një histori mbresëlënëse ajo e Eva Buzos, avokatja shqiptare, e cila ka shënuar një rekord në not duke përshkruar 92 km nga brigjet e Italisë deri në Vlorë

Një udhëtim në ujë prej 34 orësh për Evën, e cila sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, u rikthye për ta përfunduar këtë vit, me një forcë fizike dhe psikologjike të jashtëzakonshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.