E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha akuza të forta: Rama kërcënoi Ervis Martinajn
Lajme

Berisha akuza të forta: Rama kërcënoi Ervis Martinajn

Brilanti u ekzekutua në urë, dihet se vrasjet aty i bën policia!

Duke folur nga dritarja e banesës, Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë për Ervis Martinajn, duke thënë se ky i fundit është kërcënuar nga Rama.

Denoncimi i Berishës vjen edhe për kushëririn e Martinajt, Brilant Martinaj, për të cilin thotë se ekzekutimi i tij në urën e Fushë-Krujës është bërë nga Policia.

Sipas Berishës, pas çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie.

Berisha: A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën? A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie?

A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie?

A nuk ishte Edi Rama që Rrahman Rrajën e bënte deputet për së dyti dhe tani që e kanë hequr, fut në asamble vajzën apo mbesën e tij?

A nuk është Edi Rama që pasi u largua nga parlamenti krimineli Arben Ndoka, e emëroi kryetar politik për Lezhën të partisë së krimit?

Pra miq, ky është mjedis krimi, është terren krimi. Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë.

Edhe njëherë, prapa çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie.

A nuk treguan dosjet se si shefat e krimeve u tregonin bandave se ku i kanë kundërshtarët në zbatim të strategjisë së Edi Ramës  që kokat t’i hanë njëri-tjetrit?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.