E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Enkelejd Alibeaj: Po punojmë për një parti të re! Shqiptarët do ta mbështesin një alternativë të besuar
Lajme

Enkelejd Alibeaj: Po punojmë për një parti të re! Shqiptarët do ta mbështesin një alternativë të besuar

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka zbuluar se po punojnë për krijimin e një partie të re, duke thënë se shqiptarët do ta mbështesin një subjekt të besuar.

Ai tha në studion e News24 se “kemi një opozitë false dhe duhet një subjekt i besueshëm”, teksa shtoi se “pjesë e grupit janë persona që e duan atdheun e tyre dhe nuk kanë të bëjnë me politikën e vjetër”

“Jemi duke punuar për një parti të re. Nëse ka forcë përtej të vjetrës, besoj se shqiptarët do mbështesin një alternativë të besueshme. Unë jam një prej personave që jam pjesë e grupimit. Jemi në një situatë të krijojmë këtë përfaqësim politik që mungon sot. Panorama e politikës shqiptare është që nga njëra anë është Rama-Berisha e nga ana tjetër nuk ka asgjë.

Shqiptarët duhet të kenë ofertën më të mirë. Pjesë e partisë do jenë njerëz që nuk janë marrë me politikën deri tani, njerëz që ndjejnë se duan të bëjnë diçka për vendin e tyre, ndoshta dhe gjysmë anonimë, rëndësi ka që kanë dëshirën për të bërë Shqipërinë. Shqiptarët duan të përmbysin gjendjen në Shqipëri. Ne kemi një opozitë false dhe duhet një subjekt i besueshëm. Pjesë e grupit janë persona që e duan atdheun e tyre dhe nuk kanë të bëjnë me politikën e vjetër. Herët a vonë do bëjmë me dije atë që po përgatisim, sepse zgjedhjet janë afër”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.