E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Skandali i eksportit të mbetjeve toksike/ Prokuroria sekuestron konteinerët dhe nis hetimet ndaj kompanive në Durrës”
Lajme

“Skandali i eksportit të mbetjeve toksike/ Prokuroria sekuestron konteinerët dhe nis hetimet ndaj kompanive në Durrës”

Grupi i prokurorëve në Durrës po heton një skandal të madh lidhur me eksportin e mbetjeve të dyshuara toksike. Sipas burimeve, janë sekuestruar disa mostra të materialeve pranë kompanive Kurum dhe Sokolaj shpk, të cilat janë dërguar për ekspertizë laboratorike për të përcaktuar përbërjen e tyre dhe për të verifikuar nëse janë të njëjtat me ato që janë ngarkuar në 102 konteinerët që ishin nisur drejt Tajlandës. Këta konteinerë janë duke u kthyer drejt Portit të Durrësit pasi vendi pritës nuk dha miratimin për pranimin e ngarkesës.

Prokuroria ka sekuestruar konteinerët dhe do të kryejë analizat e nevojshme për të hetuar më tej çështjen. Ndërkohë, prokurorët po vazhdojnë me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për rastin dhe që janë përfshirë në procedurat e eksportit. Kompania Sokolaj, me administratore Gjovana Sokolaj, është ajo që ka kryer eksportin e mbetjeve të dyshuara toksike, të cilat i ka blerë nga kompania Kurum. Ky rast po hetohet për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe transportit të mbetjeve të rrezikshme, dhe nën hetim janë zyrtarë të doganës, si dhe përfaqësues të kompanive Kurum dhe Sokolaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.